Nga Albi Greva
Po ndalem dhe une pak tek ky postim per nje koment modest frymezuar nga disa komente skeptike qe pashe. Pas nje vezhgimi te lehte e te shpejte qe u bera publikimit te mediave ne mbare globin , lajmi eshte bere viral i paimagjinueshem (kerkoje me “first world AI minister announce in Albania”). Eshte bere lajm i dites ne cdo agjensi mediatike apo lajmesh, nga Filipinet e deri ne Alaska – eshte i pamatshem efekti dhe vemendja qe ka marre.
Tani per te ardhur tek argumentimi: Nuk eshte rasti qe jemi mesuar deri tani me njoftimin e nje emerimi të nje ministri human qe eshte gati te marre detyren qe neser (ne fakt edhe humanet marrin kohe qe te vendosin “motorret ne pune” sepse u duhet te zgjedhin stafet, strategjine, te realizojne politikat, miratojne ligjet respektive shtese qe do u duhen, proceset e brendshme etj.).
Caktimi I nje ministri AI eshte nje vullnet e nje perqasje qe asnje qeveri e rruzullit nuk ka menduar apo publikuar ne program apo praktike ende me pare (edhe pse shume eshte folur per ta vendosur ne planet e se ardhmes nga ata qe prijne investimet e zhvillimet ne AI). Sigurisht kjo “Ministreshe” do kete vemendje paresore per te hyre ne rolin e vet, do kerkoje investime jo te vogla per ta vene ne funksion te plote te realizimit te misionin e vet qe ne fakt eshte shprehur qartesisht cili do jete, madje mund te jete ndoshta me nje buxhet edhe me te madh sesa ai i ndonje Ministri tjeter human I kesaj qeverie.
Mbi pyetjen “a do kete humans prapa AI” – sigurisht qe do kete – por ndertimi real i kesaj perqasje do kerkoje pergatitjen e asaj infrastrukture dhe superstrukture qe do siguroje aktivitet efikas, me transparence, me saktesi te admirueshme ne planifikim e ne menaxhim te njerezve e ngarkeses se punes per kedo qe perzgjidhet te perfshihet, e gjithashtu me zbatim e rezultateve te pritshme – pak a shume e perafert me ate cfare qeveria shqiptare po ben edhe me algoritmat e me “humans” e perfshire ne procesin e pershpejtimit te integrimit europian te Shqiperise – qe eshte nje “mesim” i pare edhe per vete BEne. A ka nje “armate njerezit nga pas”? – po eshte afer mendjes qe ka. Mjafton te kujtosh se pas e-Albania ka nje skuader tashme te mirepergatitur, apo qe pas procesit te integrimit eshte, pervec te tjereve, edhe mendja e Mira Muratit… Njerezit do krijojne infrastrukturen dhe parimet e funksionimit dhe do ta monitorojne AI.
Eshte sfida e Shqiperise qe doli e para ne bote per kete perqasje, qe ta realizoje mire kete gje, e madje me ekspertet me te mire te mundshem.