8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Nga 1 shkurti, Korça pa Gjykatë Apeli/ Lena: “Mbyllja e gjykatës, një humbje për vlerat juridike dhe ekonomike”

Rreth 900 dosje, pjesa më e madhe e të cilave civile, pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në Korçë do të tranferohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Mbyllja e Gjykatës së Apelit në Korçë, për kryetarin e dhomës së avokatisë Arben Lena, do të cënojë aksesin në drejtësi dhe do të sjellë kosto shtesë për qytetarët.

Por një kosto e shtuar sipas Lenës do të jetë edhe për të gjithë avokatët e kësaj dhome, pasi do të jenë të detyruar të shkojnë në kryeqytet për të bërë mbrojtjen juridike për klientët e tyre.

Sipas kryetarit të dhomës së avokatisë, Arben Lena, mbyllja e Gjykatës së Apelit në Korçë, është një humbje social juridike dhe social ekonomike për kryeqendrën e juglindjes së vendit.

Për Lenën më e vështirë do të jetë puna për avokatët e Pogradecit pasi në këtë qytet do të mbyllet edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor, çka edhe për avokatin nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë e tyre të mos jenë më aktivë në punën e tyre.

Dhoma e avokatisë së Korçës ka 280 avokatë të licensuar dhe vetëm 60 prej tyre ushtrojnë profesionin e avokatit.

Duke nisur nga data 1 shkurt Gjykata e Apelit në Korçë do të mbyllet, dosjet do të transferohen në kryeqytet, ndërkohë që në Korçë do të mbetet vetëm zyra për depozimtimin e ankesave.

Arben Lena

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x