31.5 C
Tirana
27 / 05 / 2026

“New Born” merr pamje tjetër për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Mesazh kundër Asociacionit

Në këtë 15 vjetor të Pavarësisë, monumenti ‘New Born’ në Kosovë ka marrë një pamje të re me ngjyrat e flamurit.

Çdo vit, pa përjashtim, NEWBORN ka dhënë një mesazh të fortë, duke shënuar çdo vit zhvillimin e Kosovës. Në fotografitë e shpërndara në Facebook, tregohet mesazhi “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit.

“Tema e këtij viti nuk është ndryshe. Në fakt, është provokuese, ndoshta më shumë se herët e tjera, por si gjithmonë është aktuale me gjendjen në të cilën ndodhet populli ynë dhe vendi ynë dhe është një udhëkryq i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës.”, shkruhet në fotografitë e shpërndara në Facebook nga faqja që mban emrin e monumentit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x