Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku përkujton komandantin legjendar, Adem Jashari. Në reagimin e tij, Rama e cilëson ditën e sotme të bekuar për të gjithë shqiptarët, ndërkohë kujton dhe ditëlindjen e Jasharit.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”– shkruan Rama.
Kujtojmë se kryeministri ndodhet në qytetin e Vlorës, ku mori pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit, me rastin e 114-vjetorit të policisë. Ndërkohë, në kryeqytet ka nisur me tensione dhe përplasje të dhunshme protesta e qytetarëve.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Katy Perry dhe Justin Trudeau udhëtojnë me trenin luksoz që kushton 80 mijë paund nata, ja çfarë fshihet brenda tij! - 28/11/2026
- Fitoi 1 milion dollarë në lotari, por një fotografi në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë emigrantit në SHBA! - 28/11/2026
- 400 mijë të ftuar, 500 mijë ëmbëlsira dhe 151 makina për dhëndrin/ Dasma madhështore e politikanit indian bën xhiron e botës! - 28/11/2026