15.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Në Pukë dominon Tom Doshi për Këshillin Bashkiak/ PS e BF në minorancë

Ka përfunduar në Bashkinë e Pukës procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak. Në këtë bashki Këshillin Bashkiak e kryeson Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila ka marrë 1024 vota, të përkthyera në 4 mandate. Partia Socialiste ka marrë vetëm 2 mandate, por kaq ka marrë edhe Aleanca Arbnore Kombëtare.

Ndërsa nga një mandat ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar dhe Fronti i Majtë

Kujtojmë që garën për kryetarin e Bashkisë e fitoi kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj i cili siguroi 58.18% të votave përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Gjon Gjonaj i cili siguroi 41.87% të votave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x