
Nëse Kamala Harris fiton nominimin e demokratëve për president dhe më pas vazhdon të fitojë zgjedhjet në nëntor, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të fitojë presidencën e Shteteve të Bashkuara, raporton BBC. Por kjo nuk do të jetë hera e parë që ajo mban pushtetin presidencial. Në vitin 2021, kur Joe Biden u vu nën anestezi për një kolonoskopi rutinë, Harris mbajti pushtetin për 85 minuta.
Gjatë pak më shumë se një ore në pushtet, Harris i kreu detyrat e saj nga zyra e saj në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Në atë kohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se një transferim i pushteteve në rrethana të tilla nuk ishte i paprecedentë dhe ishte pjesë e procesit të përcaktuar në kushtetutën e SHBA.
Amendamenti i 25-të, thotë: “Në rast të shkarkimit të presidentit nga detyra ose vdekjes ose dorëheqjes së tij, zëvendëspresidenti bëhet president”. Një tranzicion i përkohshëm i pushtetit detajohet në seksionin tre të amendamentit, një ndryshim kushtetues i sjellë nga vrasja e Presidentit Kennedy në 1963. Pergatiti BW
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026