4.5 C
Tirana
12 / 11 / 2024

Në prag të Samitit të Tiranës, Zelensky ndan postimin e Begajt: Falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka falenderuar homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë vendit të tij, duke rishpërndarë postimin e këtij të fundit.

Zelensky falenderon Shqipërinë për kontributin që i ka dhënë vazhdimisht Ukrainës, ndërsa ajo po përballet me Rusinë prej më shumë se dy vitesh tashmë.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruan Zelensky në X.

Ndërkohë që më herët Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Barjam Begaj, me rastin e 2-vjetorit të luftës Ukrainë-Rusi, kishte ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e padiskutueshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve përkrah popullit ukrainas.

“Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkruante Begaj në një postim në platformën “X”.

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas, 28 shkurt.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x