Sot është ditëlindja e Profesor Doktor ETHEM RUKA. Në një vend normal, kjo ditë do të ishte një ngjarje që nuk do të shenjohej vetëm përmes urimeve mes miqsh e shokësh.
Sepse ETHEM RUKA është një vlerë kombëtare.
Ai është shembulli i njeriut të angazhuar.
Ai është shembulli i intelektualit “par exellence”.
Ai është shembulli i shkencëtarit të palodhur në kërkim.
Ai është shembulli i administratorit korrekt.
Ai është shembulli i politikanit të moderuar.
Ai është shembulli i njeriu korrekt, fisnik, të urtë e dinjitoz.
Në një vend normal, sot do duhej ta mësonin të gjithë se kush është Profesori e Njeriu model. Po siç duket, këtë mungesë e “plotëson” përkimi i datëlindjes së tij me një ditë feste si kjo e sotmja, “Dita e Rinisë”…
Redaksia e “Pena.al” i uron Ethem Rukës në 75 vjetorin e lindjes jetë të gjatë e shëndet. Qoftë gjithmonë i ri për punë të reja në shërbim të shkencës, arsimit, kulturës e dijes. Në shërbim të Atdheut!
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026