Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e sotme, rreth orës 16:30.
Pjesë e diskutimit pritet të jetë ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe çështja e presidentit.
PDK-ja kërkon që të miratohen në Kuvend ndryshimet për ligjin, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza në fillim të javës ka deklaruar se pasi të aprovohet projektligji, atëherë mund të takohen për të diskutuar temat e tjera.
Për presidentin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka kohë vetëm deri më 6 tetor.
Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë, nuk ka as kandidat për president e as marrëveshje politike.
Në rast se deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri brenda këtij afati, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të katërtat në më pak se dy vjet.
- Braçe ‘zapton’ Foltoren dhe Territorialen në Kuvend, kritika të forta Reformës e Maznikut, fjalim kundër shkrirjes së 15 bashkive! Kushi i jep vërejtje - 08/10/2026
- “Dogjët 41% të mandatit të Komisionit”/ Mazniku i përgjigjet opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë. Të punojmë për kompetencat dhe financat - 08/10/2026
- “Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Belinda Ballukut”, deputeti i PD i bën jehonë investigimit të “Fiks Fare”: Palestrën duhet ta bëjë te 313-a - 08/10/2026