Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci.
“Ky kafshë nuk mund të jetë korçar, nuk mund!! Një lutje kam për mjekët: shpëtojeni këtë grua, bijë, nënë! Një lutje kam për policinë: kapeni këtë kafshë, mos e lini të ikë e të jetojë kund qoftë edhe si kafshë! Bëjeni që kafshë si ky të kuptojnë që edhe benzina mbi gratë nuk funksionon, nuk mund të përmbushë as hakmarrjen, e as kafshërinë e këtyre burave që dhunojnë gratë! Shpëtojeni jetën e saj! Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, shkruan Braçe në rrjetin social.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026