FIFA pezulloi nga Kupa e Botës arbitrin Antonio Mateu Lahoz. Ai përfundoi në qendër të polemikave dhe kritikave pas sfidës çerekfinale ndërmjet Argjentinës dhe Holandës.
Në atë përballje, pati konfrontime të shpeshta mes lojtarëve në fushë dhe u regjistrua numri rekord me 17 kartonë të verdhë.
Gjyqtari nuk e ndihmoi aspak ndeshjen e tensionuar, përkundrazi me vendimet e diskutueshme shkaktoi pakënaqësi nga të dy skuadrat.
FIFA hapi gjithashtu edhe një hetim disiplinor ndaj federatës argjentinase, për incidentet në sfidën me Holandën.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025