23.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

“Ndërmjetës i Ramës me kriminelët”, Ergys Agasi i përgjigjet Ahmetajt: Nuk merrem me…

Në dokumentarin e dytë të Rai 3 për marërveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, ku Shqipëria u paraqit si një narko-shtet, u shfaq edhe një intervistë e gazetarit Giorgio Mottola me ish- zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë i arratisur në Zvicër.

Ky i fundit hodhi akuza të rënda për Edi Ramën, duke thënë se ai jo vetëm ka lidhje me krimin, por ka pritur në zyrë edhe bosët e mafias.

Ahmetaj pretendon se i ka parë këta persona, por pasi u pyet nga gazetari se cilët janë, nuk dha emra, duke përmendur vetëm disa qytete nga ku ai pretendon se vijnë, konkretisht Elbasani, Durrësi dhe Dibra.

Ahmetaj përmendi edhe Ergys Agasin, si një person që bën rolin e koordinatorit mes Ramës dhe grupeve kriminale.

I kontaktuar nga gazetari Ylli Rakipi për një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Agasi dha një përgjigje të shkurtër.

Ai deklaroi “nuk merrem me thashetheme, sidomos nga njerëz që janë arratisur dhe kanë probleme me drejtësinë”.

Agasi shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste.

Dokumentari i Report në Rai 3, ka sjellë reagime të shumta, kryesisht në kampin opozitar, madje PD do të organizojë edhe një protestë ditën e enjte për këtë çështje, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike, më pak se një vit para zgjedhjeve parlamentare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x