Ka ndërruar jetë ditën e sotme mjeku i njohur Isuf Kalo. Kalo ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Isuf Kalo i cili ishte mjek endokrinolog, ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe ishte anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet për mjekun e njohur.