Ndahet nga jeta farmacisti i njohur, Agim Dyrmishi. Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e tij, përmes një postimi në Facebook.
Dr. Agimi lindi në Berat më datë 10.10.1954. Në vitin 1977 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës. Ai ushtronte profesionin në qytetin e Tiranës, pranë Farmaci Agimi.
Me profesionalizmin e tij Agimi dha një kontribut të paçmuar në sistemin farmaceutik.
“Ndarja nga jeta e kolegut tonë, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët, qytetarët që ju shërbeu me devotshmëri dhe përkushtim dhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes, fëmijëve të tij dhe kolegëve tanë farmacistë Jona dhe Argi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Përcjellja e Dr. Agimit për në banesën e fundit do të bëhet në varrezat e Sharrës, sot më datë 28.10.2024, në orën 13:00. Ceremonia mortore bëhet tek Funeral “Home Alba 2000″, tek rruga Durrësit (ish ambasada Jugosllave)”, thuhet në njoftim.
- Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik - 11/01/2026
- Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT) - 11/01/2026
- “Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës - 10/01/2026