NATO do të fillojë stërvitjet e saj vjetore bërthamore më 14 tetor, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.
Aeroplanët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 aeroplanëve nga 13 vende që do të marrin pjesë në stërvitjen Steadfast Noon, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, deklaruan zyrtarët e NATO-s.
“Në një botë të pasigurt është jetike që të testojmë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi”, tha Rutte.
“E gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikën dhe Holandën”, shtoi shefi i ri i aleancës.
Siç raportohet nga Reuters, rreth 2,000 personel ushtarak që marrin pjesë në stërvitje do të simulojnë misione në të cilat aeroplanët luftarakë mbajnë koka bërthamore të SHBA-së.
Stërvitja do të fillojë më 14 tetor dhe do të zgjasë për rreth dy javë, sipas zyrtarëve të aleancës ushtarake transatlantike prej 32 anëtarësh.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026