Deputeti i PD për zonën e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka rënë në Shëngjin.
Deputeti demokrat e përshkruan si natë të frikshme atë që kanë kaluar qytetetarët në këtë zonë, ndërsa thotë se qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës.
Gjekmarkaj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.
“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet.
Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore.
Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan Gjekmarkaj.
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026
- E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro! - 07/08/2026