Sot shpallet konkursi për projektin e Muzeut “Besa” që i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është muzeu i dytë që do të përfshirë historinë, traditën, kulturën dhe artin hebraik që do të ndërtohet në Tiranë ndërsa muzeu i parë ndodhet në Vlorë.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me më shumë informacion.
“Më në fund besoj se mund të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmijët tanë e me vizitorët e vendit tonë që lidhet me mbase fdaqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Eurropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara.
Shqipëria falë historisë së shkruar nga njerëzit e saj është pagëzuar me titullin “e drejtë mes vendeve” ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga Izraeli. Pavarësisht këtyre, ne ende nuk e kemi të shenjuar këtë histori në trupin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane dhe arkitektonike.
Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë. Është e dytë se më parë bashkë me FSHA kemi nisur muzeun e hebrenjve në Vlorë. Në të njëjtën kohë në lagjen e vjetër sot të rilindur të muradijes në Vlorë kemi identifikuar një godinë të bukur e të përshtatshme, kemi përcaktuar dhe studion që është në një fazë të avancuar për të filluar nga puna por nëse në rastin e Vlorës kemi një muze të hebrenjve, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej.
Pra të kemi një vepër arkitektonike të përpunuar. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme por edhe për të rinjtë që duan të njihen me historinë e Izraelit. Sot hedhim hap pa kthim për ta realizuar këtë vepër”, tha Rama.