Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka sjellë zvarritje të seancave gjyqësore dhe të vendimeve të arsyetuara, si rrjedhim edhe vonesën e kalimit të çështjeve në një shkallë gjyqësore më të lartë. Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena, i cili shprehet se kjo situatë është kthyer në shqetësim jo vetëm për avokatët por edhe vetë të ndaluarit në dhomat e paraburgimit, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Lena apelon që të plotësohen sa më parë vendet vakante, në mënyrë që të shmanget mungesa e drejtësisë për qytetarët.
Një tjetër problem që kërkon zgjidhje sipas Lenës ka të bëjë me afatin e të ndaluarve në dhomat e para burgimit. Sipas Lenës ditët e vuajtjes së dënimit duhet të fillojnë nga momenti i dhënies së dënimit të formës së prerë dhe jo momentit të largimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka mbetur me 8 gjyqtarë nga 14 që duhet të ketë, gjë që sjell ngarkimin e gjyqtarëve por edhe zgjatjen e afateve të gjykimit. Mungesa e gjyqtarëve ka sjellë zvarritje edhe të seancave civile. Për çështje të tilla bëjnë me dije burimet, situata është më e rëndë në Gjykatën e Apelit.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026