Kina nxit reformën e sistemit të qeverisjes globale për ta bërë atë më të drejtë e më të arsyeshëm, jo për ta krijuar nga e para, u shpreh të enjten zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu.
Ai shtoi që vendosmëria e Kinës për të praktikuar multilateralizmin e vërtetë, përpjekjet për të përsosur qeverisjen globale dhe veprimet për të nxitur bashkëpunimin shumëpalësh, do të mbeten të pandryshuara.
Ma i tha këto në një konferencë shtypi me temë “Kina në dekadën e kaluar” në përgjigje të disa zërave se Kina synon ndryshimin e rendit ndërkombëtar për ta krijuar atë nga e para.
Rendi ndërkombëtar është i mbështetur vetëm në të drejtën ndërkombëtare dhe disa vende nuk mund të bëjnë të ashtuquajturat “rregulla” për ta ndryshuar dhe cenuar këtë rend, pa folur pastaj për t’i imponuar atij rregullat e tyre të brendshme, theksoi Ma.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026