13.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Moti i keq shkakton probleme/ Mungesë energjie elektrike në disa fshatra të bashkisë Maliq

Katër fshatra në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq vazhdojnë të jenë pa energji elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat Peshtan, Kodras, Nikollarë dhe Gjinikas, ndërkohë që në shtatë fshatrat e tjerë të kësaj njësie është rikthyer energjia elektrike pas më shumë se 15 orësh mungesë.

Administratori i njësisë administrative Gorë, Nazmi Qose ka bërë me dije se në pesë fshatrat e kësaj njësie, të cilat një ditë më parë kishin mungesë të energjisë, situata është normalizuar këtë fillim jave.

Energjia elektrike është rikthyer edhe në pesë fshatrat malorë të njësisë administrative Dardhas në bashkinë e Pogradecit.

Një ditë më parë 11 fshatra të njësisë administrative Moglicë, 10 fshatra në njësitë Gorë dhe Dardhas, kanë pasur probleme me energjinë elektrike për shkak të erës së fortë dhe rrjetit të amortizuar në këto fshatra.

Për të rikthyer energjinë elektrike bëjnë me dije burimet zyrtare janë angazhuar disa grupe pune të OSHEE-së të cilët kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme në një terren të vështirë malor.

Si shkak i reshjeve të shiut rënë orët e fundit në qarkun e Korçës, nuk ka pasur situata përmbytjeje në fushën e Maliqit përfshirë këtu edhe zonën torfike në njësinë administrative Vreshtas.

Gjithashtu probleme nuk janë paraqitur as në zonat malore sa i përket rrugëve rurale në bashkitë e Maliqit, Pogradecit dhe Devollit të Sipërm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x