12.5 C
Tirana
11 / 04 / 2026

“Mos bëni pushime në Shqipëri sa të jetë Rama”, Spahiu reagon pas thirrjeve nga Kosova

Analisti Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim pas komenteve në rrjetet sociale pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në Gjakovë.

Sipas Spahiut, shqiptarët e Kosovës po bëjnë thirrje në mediat sociale që të mos pushojnë më si turistë në Shqipëri, për sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama.

Ndërkohë, analisti u drejtohet shqiptarëve të Kosovës, duke theksuar se bregdeti shqiptar është edhe atdheu i tyre, as i kryeministrit Edi Rama dhe as i kryeministrit Albin Kurtit.

Reagimi i Spahiut:

Është mbushur Facebooku me thirrje nga Kosova: “Mos shkoni turist në Shqipëri deri sa të jetë Rama”.

Të dashur vëllezër, bregdeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më i vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit. Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm. Deti është i juaji, jo i PS dhe VV.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x