19.2 C
Tirana
18 / 10 / 2026

“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

Situatë e rëndë në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku në godinë është vendosur zjarri.

“Vetëm molotovë e gurë. Janë shumë efektivë të lënduar. Sasi e madhe molotovi”, është shprehur një prej efektivëve të policisë, pas situatës së krijuar në Komisariatin nr. 3.

Efektivi ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe bomba molotov në sasi të mëdha.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x