6.5 C
Tirana
18 / 03 / 2025

Miratohet shtyrja e afatit të komisionit hetimor për Shëndetësinë, zgjidhen anëtarët e rinj të KLP e KLGJ

Parlamenti shqiptar  ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të  Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për “Sterilizimin” dhe “Check-up”.

Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Sipas këtij vendimi puna e Komisionit Hetimor parlamentar u  shty deri më 22 tetor 2024.

Komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.

Ndërsa komisioni ka kryer aktivitetin e tij ka në ndodhr zhvillime të rëndësishme lidhur me këto çështje.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, është arrestuar në fillim të korrikut. Sipas SPAK, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ilir Beqaj, në bashkëpunim me vartës të tij gjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me marrëveshjet e firmosura nga Shqipëria dhe Komisionit Evropian.

Por SPAK e akuzon Beqjan për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar.

Bledar Bajri dhe Albens Tabaku do të jenë dy anëtaret e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve. Ndonëse seanca plenare nuk mundi sërish të arrinte 2/3 e votave. Ata u zgjodhën në bazë të mekanizmit zhbllokues i cili parashikon se në rast dështimit të zgjedhjes në tre raunde, lista e dërguar për votim konsiderohet e miratuar.

E njëjta formule u ndoq edhe me anëtarët e Këshillit të Larte të Prokurorisë ku Erind Merkuri dhe Erind Germenji u bënë automatikisht anëtarë nga radhët e avokatëve.

Opozita edhe këtë herë refuzoi të behej pjesë e votimit duke e bojkotuar procesin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x