12.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

Milionat lëviznin me sistem të fshehtë, Mata e Breçani përdornin “Hawalan” për fitimet e drogës

SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Haëala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.

Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në shqipëri

Grupi i Ervin matës dhe eralbi brecanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në sky, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.

E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Haëala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.

Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.

Sipas të dhenave të siguruara nga spak besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.

Megjithatë rezulton se Hawala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shume të kërkuarve nga shqipëria dhe jo vetëm.

Mëgjithatë në shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dushuar. Për këtë spak i ka dërguar kerkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

Nga ana e prokurorisë së poscame janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen leter porosi për të verifikuar ngarkessa të tjera përgjatë viteve të fundit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x