Me gjithë tentativat e Partisë së Lirisë për të mohuar lajmin për një vendimmarrje të Partive Socialiste Evropiane që e përjashton Ilir Metën nga pjesëmarrja nga Kongresi i radhës i PES në Berlin, lajmi është i konfirmuar.
Në email-in që qarkulloi në media aleanca me Sali Berishën i shpallur “non grata” nga amerikanet dhe se fundmi nga britanikët listohej si arsye kryesore se pse drejtuesit te Partisë së Lirisë ishte i padëshiruar në Kongresin e Partive Eurosocialiste Europiane që do mbahet në datat 14-15 tetor në Berlin.
Anulimi i ftesës u mësua se ishte dërguar në tre adresa elektronike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim sot Parti e Lirisë, e-mail-in që mbante emrin e Monika Kryemadhit dhe Ralf Gjonit ish zyrtar i LSI.
Gjatë fjalimit që mbajti sot në Mbledhjen e Komitetit Organizator të partisë Meta nuk komentoi përmbajtjen e mesazhit, por foli për lajm të fabrikuar nga selia rozë.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026