14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

VIDEO – Meta në kafazin e xhamit, dalin pamjet nga seanca në Gjykatën e Posaçme

Ndërsa pritej nisja e seancës gjyqësore që do të njohë me masën e sigurisë kreun e PL-së Ilir Meta, Monika Kryemadhin e dy bashkëpunëtorët e tyre, gazeta TemA ka siguruar një video ku Meta shihet ndërsa qëndron i ulur mes efektivëve të policisë , ndërsa Kryemadhi hyn në sallën e gjyqit.

Akuza e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë janë veprat penale që me urdhër të Prokurorisë së Posaçme çuan në pranga ish-presidentin Ilir Meta.

Ndaj Metës është caktuar masa e arrestit në burg, ndërsa prej disa vitesh është hetuar për dosjen CEZ DIA dhe për burimin e parave për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Partisë Levizja Socialiste për Integrim.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin. Edhe për këtë të fundit SPAK ka dyshime se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x