Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.
GJKKO la në fuqi më 26 qershor masën e “arrestit me burg” ndaj tij. Mes debatesh me prokurorin Sotir Kllapi, i cili përfaqësonte akuzën në këtë proces, kreu i Partisë së Lirisë pretendoi se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.
Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të GJKKO dhe Shkallës së Parë.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
- Pjerin Ndreu: Ja disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj! - 31/10/2026
- Brigada e kuqe përplaset me guerrilasit blu – Analisti: Lufta për të marrë në kontroll protestën nxjerr në pah krizën e opozitës - 31/10/2026
- Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë - 31/10/2026