30.9 C
Tirana
04 / 09 / 2026

“Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër mbi ngjarjen e djeshme në Orikum, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës, dukee cilësuar një “konflikt banal dhe brutal”

Kreu i qeverisë lajmëroi se ajo tokë e “sherrnajës” do kthehet në një ullishte publike.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund asaj historie, por duhet edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike”, tha kryeministri.

Më tej ai shtoi se:

“Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese, atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, i cili shkon shumë përtej tranformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vet në radhë të parë nga investitorët te kamerierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar edhe me njëri-tjetrin”.

Kryeministri u shpreh se prona për të cilin dyshohet se dy biznesmenët u përplasën në Vlorë “do shpronësohet për interes publik”.

Ai tha se “sipas ligjit, ajo sipërfaqe do të kthehet si një aset publik dhe turistik për të gjithë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x