15.5 C
Tirana
24 / 04 / 2026

Mero Baze: “Marshimi për Drejtësi” më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës

Mijëra qytetarë të Kosovës ju bashkuan thirrjes për një “Marshim për Drejtësinë”, një manifestim solidariteti me katër drejtuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, nga Gjykata Speciale.

Edhe pse marshimi ngjan të jetë një shenjë e demonstrimit politik kundër vonesave dhe qasjes së drejtësisë ndërkombëtare ndaj katër ish drejtuesve të UÇK, në të vërtet ai u kthye në një debat politik mes qeverisë dhe mbështetësve të opozitës.

Dhe kishte disa shenja të qarta, që demonstruesit e kishin më shumë me qeverinë se sa me drejtësinë ndërkombëtare.

Protestuesit dukeshin më shumë të motivuar kundër qeverisë së kryeministrit Kurti për një sërë qëndrimesh të kësaj qeverie ndaj historisë së arrestimit dhe demonizimit të tyre gjatë procesit.

Arrestimi, i cili ndodhi disa ditë para se Hashim Thaçi të nënshkruante në Uashington në prani të Presidentit Trump marrëveshjen me Serbinë, u mbulua nga një hije konspiracioni dhe akuzash të ndësjellta për tradhëti nga Albin Kurti, në atë kohë i rrëzuar nga qeveria, për të cilën fajësonte SHBA.

Para gjatë dhe pas arrestimit, Kurti ka dëshmuar një qëndrim injorues ndaj rolit të Thaçit në UÇK, është treguar jobashkëpunues për të lehtësuar masën e arrestit në burg ndaj tij, duke dhënë dëshmi në rrugë qeveritare se Thaçi ka kontroll mbi policinë dhe ushtrinë në Kosovë dhe më pas është përpjekur pastaj normalisht të shfrytëzojë boshllëkun politik të lënë prej tyre për të fituar pushtetin në Kosovë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x