25.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Meloni në Shqipëri/ Leka: Propagandë dhe suport për dy kryeministrat. Zekthi: I shërben edhe Ramës.

Në emisionin Open në News24 është diskutuar për vizitën e Kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, vizitën që ajo zhvilloi në Gjadër duke inspektuar qendrat e pritjes së emigrantëve, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Meloni deklaroi se të dy qendrat do të nisin nga funksioni në 1 gusht 2024, ndërsa do të nisë akomodimi me 1000 emigrantë. Rendi publik brenda qendrave pritëse do të ruhet nga forcat e sigurisë italiane.

Politologu Fitim Zekthi duke komentuar vizitën tha se jemi shumë pranë zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe kryeministrja italiane është në një luftë të brendshme në Itali.

Zekthi e konsideroi një ngjarje politike vizitën e Melonit, ndërsa Kryeministri Edi Rama është në një ditë shumë të keqe, veçanërisht pas programit të shfaqur në RAI3, pra kishte nevojë për të prodhuar një ngjarje në kuadër të narrativës së tyre politike.

Opinionisti Martin Leka nga studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se e cilësoi si propagandë vizitën e Georgia Melonit, Kryeministres Italiane në Shqipëri.

Leka tha se kjo vizitë ishte një suport që i jepej Edi Ramës në një kohë që ndodhet në një situatë të vështirë pas reportazhit në RAI3. Ai tha se lajmi i vetëm nga vizita e melonit ishte mënyra se si reagoi apo protestoi deputeti italian. “Rruga që ka bërë ai për të gjetur këtë mënyrë proteste vshtë interesante, por s’ka lidhje me Shqipërinë, ishte protestë ndaj Melonit”, tha Leka. (Balkanweb)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x