Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, bëhet sot më jetëgjata në historinë e republikës së Italisë. Plot 1.413 ditë në detyrë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij përmes një video të publikuar në rrjete sociale në gjuhën italiane.
“Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama.
Më tej, kryeministri flet për trazirat që emri i Melonit shkaktoi në fillim të marrjes së detyrës, por tani, për shkak të saj, në Itali ka “inflacion demokracie.” Megjithatë, kryeministres italiane i mbetet një tjetër rekord ende pa kapërcyer.
“Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”, përfundon Rama me humor.
- Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni… - 04/09/2026
- 660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS; 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM - 04/09/2026
- Meloni më jetëgjata në krye të Italisë, Rama: Vetëm rekordi im ka mbetur për të thyer - 04/09/2026