Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), mekanizëm i Bashkimit Evropian, është duke kryer një kontroll në mënyrë që të verifikohet se si janë shpenzuar paratë e dhëna nga Unioni, pjesë e verifikimeve është edhe Majlinda Bregu.
Lajmin e ka bërë të ditur media malazeze “Vijesti” ku ka raportuar se pjesë e verifikimeve është edhe Majlinda Bregu. Artikulli shpjegon se ish ministrja e Punëve të Jashtme ka qenë si kryesuese e organizatës RÇ-së, një organizatë e krijuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në vitin 2008 me qëllim të shpallur drejtimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Bregu, e cila thuhet se është edhe e hetuara kryesore, dyshohet se ka ndërhyrë në garën e tenderave.
Bregu pretendohet se në një nga tenderat ka favorizuar një kompani shqiptare që nuk ka kaluar “Komisionin e Brendshëm”, në vend të kompanive të tjera nga rajoni që plotësonin kërkesat.
Ky nuk është i vetmi tender që po shqyrtohet, ndër to është edhe organizimi i konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. As Bregu dhe as “Sekretariati RCC” nuk iu përgjigjën kërkesës së medias malazeze për detaje të mëtejshme për dokumentacionin, tenderat dhe procedurat e prokurimit publik dhe kontratat e dhëna në pesë vitet e fundit.