Takimi i Ramës në pallatin e sportit në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos është konceptuar mes koncertit dhe fjalimeve.
Shumë këngëtarë të njohur mes tyre Elhaida Dani, Alban Skënderaj, Noizy dhe Elvana Gjata performuan hitet e tyre.
Këngëtarja shqiptare e cila është shqiptarja e parë që ka fituar “The Voice of Itali” bëri thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.
“10 vite më parë erdha këtu e vogël me shumë ëndrra. Nisa një rrugëtim që nuk e di se ku më çonte.
Fitova “Thë Voice” falë mbështetjes që më dhatë. Uroj që shqiptarët gjithmonë të mbështesin njëri tjetrin. E di çdo të thotë të jesh shqiptar me këmbë jashtë e me zemër në atdhe” tha ajo.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu - 05/12/2025
- “Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të… - 05/12/2025
- “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar - 05/12/2025