Me një tavolinë pune të mbushur me shkresa, dosje dhe dokumente, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri daljen e fundjavës në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, nga ku akuzoi qeverinë për situatën e zjarreve dhe iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion, arbitraritet dhe indiferencë ndaj situatës së krijuar nga zjarret në vend.

Berisha e cilësoi javën e fundit si një periudhë të dominuar nga protestat qytetare dhe zjarret që prekën disa zona të vendit, duke kritikuar qeverinë për mënyrën e menaxhimit të situatës, ndërsa e cilësoi serioze mungesën e investimeve për zjarrfikësit dhe mjerim gjendjen e tyre.
“Java ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale. Java ishte javë e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të shumta, të cilat kërcënuan jo në një, por në disa zona të banuara të vendit banesa dhe jetën e qytetarëve. Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumbar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerë janë përballur me guxim me zjarret në katër anët e vendit. Asnjë qindarkë shtesë gjer sot nuk kanë marrë, përveç mashtrimeve të Edi Ramës. Pamjet e ushqimit të tyre janë mjerim. Është një injorim, një mosmirënjohje e thellë, e turpshme për sakrificën dhe djersën që derdhin, rrezikun me të cilin përballen këta burra, por edhe qytetarët”, tha ai.

Më tej, kreu i PD-së u ndal te protestat qytetare, duke i cilësuar ato si “uragani i lirisë”. Sipas tij, “përpjekjet e qeverisë për t’i ndalur apo përçarë protestuesit kanë dështuar”.
“Protesta rinore qytetare, uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur. Ka dështuar me turp e gjithë përpjekja e Edi Ramës për ta përçarë, të gjitha format e përdorura për kërcënim, miklim, etj., ndaj tyre. Ajo protestë është sot zëri i Shqipërisë në Evropë dhe në botë. Pavarësisht nga indiferenca kriminale që qeveria dhe Edi Rama dëshmojnë ndaj saj. Pavarësisht nga metodat e terrorizmit politik dhe psikologjik që përdoren ndaj protestuesve, asgjë nuk do ndalë uraganin e lirisë pa triumfuar. Vjeshta është vjeshta e shqiptarëve, është vjeshta e lirisë, është vjeshta në të cilën qytetarët marrin në dorë fatin e tyre”, u shpreh kreu i selisë blu.
Në fund ai bëri ftesë për demokratët që t’i bashkoheshin protestës:
“Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat të marrë pjesë në protestë, të mbështesë protestën me pjesëmarrjen e tij ose të saj, si një kontribut historik për vendin, si një kontribut historik për të ardhmen e Shqipërisë”.
- Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar! - 15/08/2026
- FOTO/ Ja kush është eskorta ruse që vrau me bombë ish-komandantin dezertor të nëndetëseve! Nga biologe në atentatore ukrainase - 15/08/2026
- Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim… - 15/08/2026