Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti Shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në Francë ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e Ambasadorit Shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri. Do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.




Latest posts by Pena Albania (see all)