Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri. Makina Rover e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti Shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt dhe më pas në Francë ishte prej shumë dekadash pronë e një koleksionisti francez. Ajo u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961. Me interesimin e Ambasadorit Shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithë dokumentat origjinale u ble nga ky i fundit dhe sot mbërriti në Shqipëri. Do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.




Latest posts by Pena Albania (see all)
- Foto/ Mbyllet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, Rama dhe Osmani bisedojnë me Presidentin Trump - 19/02/2026
- Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju - 19/02/2026
- LIVE/ Rama takon Donald Trump në Bordin e Paqes, ngre çështjen e ish-drejtuesve të UÇK në Uashington: Të bëjmë diçka para se gjëra më të këqija të ndodhin - 19/02/2026