“Më dridheshin këmbët” – Helena Kaçe
Studentja 19-vjeçare Helena Kaçe, që mbajti fjalën e hapjes në Kongresin e PS-së, rrëfeu emocionet që e kishin kapluar teksa tha se i dridheshin gjunjët.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, prodhimi i Akademisë Politike tha se ishte përgatitur një javë për fjalimin që mbajti në Kongresin e PS-së. Kaçe shtoi se Shqipëria ka nevojë për gjakun e ri.
“E ndjej për mënyrën se si më flasin njerëzit, ka një dallim të madh mes asaj që më flisnin më parë dhe pas fjalës së mbajta në Kongres. Me kryeministrin pata një tjetër takim, kur zhvilluam një takim me Akademinë Politike, ku na u ndanë detyrat. Në skenën politike kjo ishte zgjedhja më e mirë, PS mbetet alternativa më e mirë, opozita ka një gjuhë urrejtjeje shumë të madhe” – tha Kaçe.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026