Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II do të zhvillohet më 19 shtator në orën 11:00 në Londër, ka njoftuar Pallati Buckingham.
Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Karl III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën mëngjesin e ditës së djeshme.
Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg këtë të dielë, përpara se të dërgohet të martën në Londër.
Nga dita e mërkurë trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit.
“Ne do të kryejmë detyrën tonë në ditët në vijim me zemrën e rënduar, mirëpo me gatishmërinë për të siguruar një lamtumirë të dinjitetshme për një prej figurave më definuese të kohërave tona”, tha Edward Fitzalan-Howard, duka i Norfollkut.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe mbylli sytë më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare.
Ajo ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për plot 70 vite, duke u bërë kështu monarkja më jetëgjatë në këtë shtet.
Ceremonia e mbajtur sot në Pallatin Shën James në Londër, i dha zyrtarisht titullin Mbret, Karlit III.
“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, tha mbreti.
- “Varrosje për së gjalli”/ Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk po shprehem dot, më duhet kohë të gëlltis… - 10/02/2026
- Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi! - 10/02/2026
- Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse! - 10/02/2026