Në Dibër ka përfunduar numërimi i votave edhe për Këshillin Bashkiak, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 13 mandate.
Pas saj vjen Partia Socialdemokrate me 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate dhe nga një mandat kanë marrë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Republikane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane dhe kandidati i pavarur, Astrit Ademi.
Mësohet kutia e fundit ka qenë e dëmtuar dhe nuk është numëruar. Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe garën për kryetar bashkie, me kandidatin Rahim Spahiu që mori 67.54% të votave.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026