13.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Mbledhje maratonë e Gjykatës Kushtetuese, pritet vendimi për padinë e Ramës ndaj SPAK për Ballukun

Prej 8 orësh, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur këtë të premte, me një pushim të shkurtër në mes, por pa dhënë asnjë njoftim për arsyet e këtij takimi.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga burime jo zyrtare ka mësuar se diskutimi maratonë në këtë mbledhje, është në lidhje me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Po ashtu jo zyrtarisht, mësohet se mbrëmjen e sotme, gjasat janë që 8 gjyqtarët e Kushtetueses, të dalin me një vendimmarrje lidhur me Belinda Ballukun. /TCH

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x