6.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Mbi 29 mijë njerëz të vdekur që nga 2014, “Rruga e vdekjes” së emigrantëve që duan të arrijnë Evropën

Mbi 29.000 njerëz kanë humbur jetën, në përpjekje për të emigruar drejt Evropës, që prej vitit 2014.

Ky është përfundimi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët në raportin e publikuar së fundmi. Në këtë raport, theksohet, se mbi 5.000 viktima janë regjistruar vetëm në dy vitet e fundit.

Më tej thuhet se rruga më vdekjeprurëse vazhdon të jetë qendra e Mesdhetut, ku 2.836 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur prej janarit të vitit 2021, teksa kanë tentuar të arrijnë në Itali apo Maltë nga Libia dhe Tunizia.

Sipas raportit, rritje e numrit të viktimave është vërejtur edhe në kufijtë evropianë, duke përmendur Greqinë, Ballkanin Perëndimor dhe Kanalin Anglez.

Për herë të parë, në raport janë përmendur edhe vdekjet e lidhura me dëbimet e migrantëve nga autoritetet evropiane. Sipas raportit, që është bazuar në raportimet e dëshmitarëve, 252 persona kanë vdekur si pasojë e dëbimeve.

Kthimi mbrapsht i migrantëve është vepër e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij të Bashkimit Evropian, sepse në atë rast shkelet e drejta e një njeriu për të kërkuar azil.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x