Situata e motit në Shkodër dhe pasojat e reshjeve janë si më poshtë:
Niveli i lumit Drin ka mbetur i pandryshuar me një ditë më parë. Ndërsa kuota maksimale është 7.50 metra, aktualisht Drini shënon kuotën e 6.10 metrave.
Liqeni ka pësuar një rritje me 20 cm krahasuar me një ditë më parë. Nga 8.70 metra që është kuota maksimale, 8.45 shënohet aktualisht.
1220 hektarë janë përmbytur në total në Bashkinë Shkodër, 100 hektarë më shumë se një ditë më parë.
Njësia administrative Ana e Malit ka 1200 hektarë të përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5 cm krahasuar me një ditë më parë. Në këtë segment po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë bashkë me 4 forca të ushtrisë.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Njësia administrative Dajç ka 20 hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjetet e ulëta.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.