26.5 C
Tirana
10 / 10 / 2024

“Mbështetësit” e Berishës në Perëndim janë prova më e fortë e korrupsionit të tij

Nga Mero Baze

“Mbështetësit” e Berishës në Perëndim
Ish-eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, është një nga pak anëtarët e pelegrinazhit tek penxherja e Berishës, që vjen nga Perëndimi. Sapo bëri publike përvojën e tij tek shtëpia e Berishës, kur është kthyer në Poloni është arrestuar bashkë me gruan, pasi shisnin diploma dhe ishin përfshirë në një çështje tjetër korruptive.

Ka disa kategori politikanësh që i bëhen aleatë në momente të tilla Berishës. Zakonisht janë ose ish- deputetë në pension, ose tipa kontrovers, që kanë probleme me politikat e Perëndimit, ose tipa si ky që duan të shikojnë para se të hyjnë në burg, se si është të mbrohesh si i akuzuar.

Kjo është kategori e korruptuar që presin burgun ngjashëm si Berisha, për të kuptuar se çfarë ndodh.

Njësoj si polakut Czarnecki, i pat ndodhur në vitin 2001 dhe James Trafikantit, një ish- kongresmeni amerikan. Edhe atëherë Berisha ishte i izoluar dhe nuk e vizitonte askush. Dioguardi loboi të sillte Tarfikantin, të cilit i premtuan se kur të merrnin pushtetin, ai do merrte terminalin e “cargo”-ve në Rinas. Nuk arriti as ta shikonte Berishën në pushtet, as ta shikonte më Rinasin se e arrestuan dhe atë për korrupsion.

Kategoria tjetër janë ish- të njohur të Berishës në vitet ’90, tani në pension, të cilët vuajnë të ardhurat e ulëta si pensionistë, pasi vijnë nga një jetë e mirë paguar. Dhe ata kanë rast të marrin ndonjë zarf “cash” nga fëmijët e tij dhe vijnë herë pas here.

Kësaj Doris Pack per shembull, duket sikur i kanë mbaruar dhe lekët e dritave dhe po lutet të vijë ta shikojë nga afër, pasi email-et e Genc Pollos me sa duket nuk ja japin pamjen e plotë të kësaj drame. Vetëm nëse vjen dhe ai nuk i vë Gencin në listë, e gjithë mbështetja do kthehet në mallkim. Ndaj dhe po heziton të vijë.

Kategoria e tretë janë ish- zyrtarë të nivelit të mesëm apo të ulët, që i ka lidh puna me Shqipërinë dhe tani janë po ashtu pa punë. Këta i paguan Shkëlzeni dhe i nxjerr tek Çim Peka. Aty u bëhen pyetje të gjata shpjeguese se kanë “ardhur në një vend dictatorial, ku vëllai i kryeministrit shet drogë dhe kryeministri pi drogë në zyrë”. Për ketë i tregojnë dhe nje video nga inteligjenca artificiale. Pastaj u shpjegojnë se këtu gjithë populli mbjell kanabis.

Duke qenë se mungon pyetja, disa prej tyre hutohen aq shumë sa thonë nuk e kuptova apo nuk e di për çfarë po flet, por kjo nuk e pengon pastaj zyrën e shtypit të Berishës që pyetjen e Çimit ta zbardhë si përgjigje.

Ja kështu kompletohet lobingu për Berishën me këta që vijnë në Shqipëri.

Por me sa duket nga dosja e SPAK lobingu më i vështirë janë këta avokatët që paguan Berisha për të hedhur në gjyq SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Fjala vjen vetëm fatura e gjyqit në Angli paska qenë rreth 215 mijë euro dhe e ka paguar Argita. Mendo sa mund të ketë qenë fatura e Shkëlzenit tek dy gjyqet që humbi në SHBA. Këto janë vetëm shpenzimet zyrtare, se mund të ketë dhe pagesa nën dorë.

Tani do të mjaftonin këta vizitorët e paguar apo këta pensionistët e braktisur, përfshi dhe faturat e avokatëve që paguan Berisha për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion, për të kuptuar se sa i korruptuar është ai familjarisht.

Një njeri i ndershëm që nuk ka vjedhur dhe që mund t’i bien më qafë kot, ka dhjetëra mënyra ta përballojë me dinjitet procesin gjyqësor. Fakti që mbledh hajdutë nga gjithë bota, njerëz me predispozicion antiperëndimor, pensionistë të lodhur dhe sharlatanë që paraqiten si analistë, duke e ditur mirë kush janë, tregon jo vetëm që është hajdut familjarisht, por dhe të vetmit miq që i kanë mbetur në botë janë hajdutë.

Dhe meqë ra fjala kthejani vizitën këtij Czarneckit, se gjynah, ka hyrë bashkë me gruan në burg. Shkoni çojini dy paketa cigare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x