Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e saj, Princesha Diana vazhdon të mbetet një ikonë e modës. Këtë herë, ishte radha e mbesave të saj binjake, Amelia dhe Eliza Spencer, për të treguar se stili i tezes së famshme është i trashëgueshëm.
Dy motrat tërhoqën vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, në premierën e filmit “After The Hunt” me Julia Roberts, ku u shfaqën me fustane elegante transparente në ngjyra pastel nga marka australiane Capellazzo Atelier.
Pamja e tyre në tapetin e kuq solli menjëherë krahasime me look-un legjendar të Lady Dianës në vitin 1987 në Festivalin e Kanës, kur ajo kishte veshur një fustan mëndafshi pa rripa nga Catherine Walker, i kombinuar me një shall të lehtë të frymëzuar nga Grace Kelly.
Këtë herë, Eliza zgjodhi një version blu me pelerinë të mbyllur rreth qafës, duke e kompletuar me bizhuteri diamanti dhe safiri. Ndërsa Amelia shkëlqeu me një variant romantik në rozë pluhur, të zbukuruar me një gjerdan të frymëzuar nga hardhia.
Homazhi i tyre stilistik erdhi në një moment të veçantë, pasi përkoi me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Princeshës së Uellsit, duke e bërë daljen e tyre në Venecia edhe më emocionuese.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025