Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e saj, Princesha Diana vazhdon të mbetet një ikonë e modës. Këtë herë, ishte radha e mbesave të saj binjake, Amelia dhe Eliza Spencer, për të treguar se stili i tezes së famshme është i trashëgueshëm.
Dy motrat tërhoqën vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, në premierën e filmit “After The Hunt” me Julia Roberts, ku u shfaqën me fustane elegante transparente në ngjyra pastel nga marka australiane Capellazzo Atelier.
Pamja e tyre në tapetin e kuq solli menjëherë krahasime me look-un legjendar të Lady Dianës në vitin 1987 në Festivalin e Kanës, kur ajo kishte veshur një fustan mëndafshi pa rripa nga Catherine Walker, i kombinuar me një shall të lehtë të frymëzuar nga Grace Kelly.
Këtë herë, Eliza zgjodhi një version blu me pelerinë të mbyllur rreth qafës, duke e kompletuar me bizhuteri diamanti dhe safiri. Ndërsa Amelia shkëlqeu me një variant romantik në rozë pluhur, të zbukuruar me një gjerdan të frymëzuar nga hardhia.
Homazhi i tyre stilistik erdhi në një moment të veçantë, pasi përkoi me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Princeshës së Uellsit, duke e bërë daljen e tyre në Venecia edhe më emocionuese.






- VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… - 28/09/2026
- “Ne këtu gjejmë arsye shpesh për debat, por biem dakord vetëm për…”, Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh - 28/09/2026
- “Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur! - 28/09/2026