18.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje. Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, sikurse edhe në 3 provimet e mëparshme.

Ky është provimi i fundit i i maturantëve. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x