Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila e cilësonte transferimin e tij të beftë nga IEVP Durrës në burgun e Fierit si sekret shtetëror.
Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se kjo është një përpjekje për t’i mohuar atij të drejtën për ta kundërshtuar këtë vendim.
Ai kërkon që t’i vendoset në dispozicion autorizimi i Kryeministrit që autorizon Drejtorinë e Burgjeve si autoritet klasifikues.
Postimi i Erion Veliajt:
“Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë.
U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!
Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.
Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!
Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”.

- Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron në krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it! - 29/10/2026
- “Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit - 29/10/2026
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026