9.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Mashtrimet me “Call Center-at”, GJKKO jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat për të arrestuarit lidhur me mashtrimet në “Call Centera”. Ndaj Adrian Korriku, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg.

Ndërsa për Iris Pucën u vendos masa e arrestit shtëpiak. Edhe pse operacioni u ndërmor në bashkëpunim me Eurojust, ku u kontrolluan 15 “Call Center-a”, 6 prej të cilave në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1 Maqedoninë e Veriut, në pranga përfunduan vetëm 4 persona.

Me qëllim ekstradimi u arrestuan edhe Bernardo Saraçaj e Erindi Pysqyl.

Sipas SPAK këto shtetas shkaktonin një dëm prej gati 50 mln euro në tre muaj shtetasve spanjollë që mashtronin. Por, pavarësisht operacionit të gjerë ku u përfshi dhe strukturat e huaja, sërish nuk u sekuestrua asnjë shumë parash.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x