Kohët e fundit, në bazë të analizave mbi ndryshimet e mundshme të virusit, gjendjen epidemike dhe punët e parandalimit dhe të kontrollit, Kina ka përmirësuar në kohë masat antiepidemike. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror Borge Brende mendon që masat e reja antiepidemike të Kinës do të nxitin më tej rritjen ekonomike dhe kjo është në të mirë të mëkëmbjes ekonomike të botës.
Në tre vjetët e fundit, Kina ka ndarë informacionet epidemike me bashkësinë ndërkombëtare dhe ka ofruar të dhënat shkencore për kontrollin epidemik, kërkimin e vaksinave dhe testimin e virusit. Në kohën më të parë, Kina ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për gjendjen epidemike, ka përcaktuar patogjenin e virusit, ka ndarë renditjen gjenetike të virusit dhe ka publikuar protokollet e mjekimit dhe të parandalimit. Sipas të dhënave statistikore, në tre vjetët e fundit, Kina ka bërë mbi 60 shkëmbime teknike me OBSh-në. Vetëm në muajin e fundit, janë zhvilluar pesë shkëmbime teknike me OBSh-në.
Nga ana ekonomike, në vitin 2020 Kina ishte ekonomia e parë kryesore që shënoi rritje. Në vitin 2021, rritja e Kinës u rendit në vendin e parë të ekonomive kryesore të botës. Vjet, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze i kaloi 120 trilionë juanët, 3 % më shumë se në vitin 2021, dhe kjo ishte një rritje e shpejtë në krahasim me ekonomitë e tjera kryesore të botës . Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Mathias Cormann u shpreh se ai i mirëpret masat e reja antiepidemike të Kinës, pasi kjo do të jetë në të mirë të funksionimit efektiv të zinxhirit të furnizimit dhe të zbutjes së inflacionit global.


- Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare - 10/04/2026
- “Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike - 10/04/2026
- Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët - 10/04/2026