Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane “La Repubblica” në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.
Në fjalën e tij, Kryeministri i vendit ka ritheksuar se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Më tej, Rama është shprehur se asnjë emigrant nuk do mund të largohet nga strukturat.
“Ndërtimi dhe menaxhimi nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Asnjë emigrant nuk do të mund të largohet nga strukturat”, tha Rama.
Për “La Republicca”, Rama bëri të ditur se qendrat e emigrantëve nuk shqetësojnë qeverinë shqiptare, që sipas tij mund të shqetësohet vetëm nëse përfshihet nga Italia.
“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, tha Rama gjatë intervistës për median prestigjioze italiane.
Sipas Kryeministrit Rama, emigrantët do të shoqërohen nga autoritetet italiane, si gjatë udhëtimit, ashtu edhe gjatë qëndrimit. Përsa i përket vonesave të hapjes së qendrave të emigrantëve, Kryeministri Rama ka thënë se mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve gjeologjike.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026